Site icon Telegrafi

Struga dhe Ohri të mbushura me turistë për Vitin e Ri

Ohri dhe Struga janë të stërmbushura me turistë, për natën e Vitit të Ri. Në hotele dhe restorante do të ketë festa, ndërsa në sheshin “Shën Klimenti i Ohrit” në Ohrë do të ketë organizim festiv.

Komuna e Ohrit anuloi festat për shkak të vdekjes së kryetarit Jovan Stojanoski, por festat në qiell të hapur do të mbahen nën organizimin e shoqatave hotelierike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç vendasve, numri më i madh i turistëve është nga Bullgaria, por edhe nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i i Zi.

Policia e Ohrit gjatë festave ka paralajmëruar kontrolle të shtuara, me qëllim që të ketë siguri më të madhe për qytetarët./Telegrafi/

Exit mobile version