Telegrafi

Struci ndjek këmba këmbës çiklistët (Video)

Një struc i madh ndoqi këmba këmbës 2 çiklistë që pedalonin në një rrugë rurale të Afrikës së Jugut, duke vrapuar me më shumë se 50 km në orë duke u ‘çjerrë’ në mënyrë agresive.

Oleksiy Mishchenko filmoi të gjithë skenën teksa shpendi gjigant përpiqej të sulmonte 2 çiklistët që po pedalonin në Kepin e Shpresës së Mirë gjatë një eventi çiklistik në Cape Town, më 5 mars.

“Ishte e frikshme fillimisht, mendova se do të rrëzohesha nga biçikleta nga të qeshurat”, rrëfen Mishchenko. “Struci nuk e kishte problem të na mbante ne me 50 km në orë, dhe duket se ai i arriti 70 km në orë pa u djersitur fare”.