Telegrafi

Strucët “pushtojnë” rrugët e qytetit kinez, rreth 100 sosh u panë duke vrapuar e policia i ndiqte nga pas – ikën nga një fermë

Një skenë e pazakontë u filmua në qytetin kinez Chongguo, ku dhjetëra strucë u panë duke vrapuar rrugëve të qytetit dhe në autostradë.

Në fakt siç ka shpjeguar pronari i fermës së strucëve, rreth 100 prej tyre ikën pasi që dikush kishte harruar derën e hapur, transmeton Telegrafi.

Strucët duket se shijuan lirin, por i shkaktoi problem policisë lokale “që u vënë në kërkim të arratisurve”.

Në këtë incident për fat të mirë nuk është lënduar askush, pavarësisht se disa persona thanë se takimi me strucë 100 kilogramësh nuk ka qenë një përvojë e mirë.

Pamjet e pazakonta që habitën banorët lokalë shpejt u bënë virale në rrjete sociale. /Telegrafi/