Everton nuk do të mund të shpresojë në transferimin e mesfushorit holandez.
Kevin Strootman do të refuzojë ofertën e skuadrës së Ligës Premier.
Ronald Koeman ka qenë i interesuar të sjell futbollistin në Goodison Park, i cili do të zëvendësonte James McCarthy që pritet të largohet gjatë janarit.
Strootman pritet të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën e Romës. /Telegrafi/