Kevin Strootman dhe Radja Nainggolan, mund të largohen nga Roma këtë verë, pas ardhjeve të Ante Coric dhe Bryan Cristante.
Sipas Sky Sport Italia dhe gazetarit Gianluca Di Marzio, Roma është detyruar që të largojë ndonjë lojtarë nga skuadra, për tu bërë vend të rinjve.
Për Strootmanin ka interesim nga Marseille, ku trajner është Rudi Garcia.
Në anën tjetër për belgun Nainggolan ka interesim nga Interi dhe klubet kineze.
Giallorossët janë gati që të mirëpresin çdo ofertë që vjen për këtë dyshe.
Roma nuk është e pritur që t’i lirojë të dy lojtarët.
Gjasat janë që vetëm njëri nga ta ta lirojë klubin në këtë verë. /Telegrafi/