Pas barazimit 1-1 ndaj Evertoit ka folur mbrojtësi i Manchester United, Phil Jones,
Anglezi ka thënë se ata po luajnë mirë, por nuk po arrijnë të jenë konkret para portës kundërshtare.
“E kemi kontrolluar ndeshjen deri në minutën e 60-të. Ndoshta nuk kemi krijuar shumë si në ndeshjet tjera, ndoshta kjo është mungesë e përqendrimit, por po na kushton shumë pikë”.
“Në katër-pesë ndeshjet e fundit kemi dominuar, por nuk kemi fituar. Ky është një stadium i vështirë, jemi mbrojtur mirë deri te penalltia e tyre. Trajneri ka treguar besim tek unë dhe kjo është diçka e bukur”.
“Por, për momentin mendojmë vetëm se si të marrim rezultate pozitive”, ka thënë Jones. /Telegrafi/