Kevin Strootman ka thënë se ai nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga Roma.
Lojtari u kërkua nga Juventusi që kishte bërë oferta të rëndësishme, por që Roma nuk lejoi largimin e tij.
“Mendimi për tu larguar nga Roma? Sapo është mbyllur afat kalimtar… Para dy muajsh, kam nënshkruar për pesë vite, nuk e kam menduar largimin nga Roma”.
“Më të fortë, apo më të dobët këtë sezon? Është e vështirë të thuhet, pasi kemi luajtur vetëm dy ndeshje. Disa lojtarë të rëndësishëm janë larguar, disa të tjerë kanë ardhur”.
“Mund të përgjigjem pas disa muajsh. Kemi shumë besim aktualisht, por duhet ta tregojmë në fushën e lojës”, ka thënë Strootman. /Telegrafi/