Telegrafi

Strootman e pranon se ishte afër rikthimit në Itali: Roma më kërkoi, por Marseille refuzoi ofertën

Kevin Strootman ka mundur të rikthehet te Roma pas një viti të kaluar në Olympique Marseille.

Gjiganti italian ka provuar rikthimin e tij në kryeqytet këtë verë, por Marseille ka refuzuar ofertën e tyre.

29-vjeçari iu bashkua ekipit francez në verën e vitit 2018 për 25 milionë euro, ndërsa Roma tani ka ofruar më pak për rikthimin e tij.

Ka qenë vetë holandezi që ka pranuar se ka pasur kontakte me Romën dhe se është refuzuar oferta e Giallorosëve.

“Po, Roma ishte njëra nga skuadrat e interesuara për të nënshkruar me mua”, tha fillimisht Strootman.

“Megjithatë, Marseille e konsideroi ofertën e ulët dhe nuk lejoi largimin tim”, tha Strootman.

Gjithsesi mesfushori holandez deklaroi se ishte i privilegjuar që u kërkua përsëri nga Roma. /Telegrafi/