Mbetje të një kompleksi kopshtarie ku Adolf Hitleri rriste fruta dhe perime- ky është zbulimi më i fundit i historianëve.
Serrat janë zbuluar në zonën lindore të bazës ku ai qëndronte gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Strofulla e Ujkut” ka mbetjet e dy serrave dhe të një bodrumi ku kalonte vazhdimisht ujë dhe ajër i ngrohtë, që stafi i tij të kultivonte perime gjatë të gjithë vitit.
Historiani Jacek Adamski, nga Muzeu ushtarak Mazurian Mazurolandia, tha se vendndodhja e kësaj serre është në atë pjesë që dikur quhej Prusi, rreth 2 km larg bunkerit personal të Hitlerit.