Telegrafi

Striptizerja argëton të burgosurit brenda qelive, pamjet e tmerrshme shokojnë brazilianët (Video, +18)

Një video e publikuar së fundmi në internet ka shkaktuar reagime të ashpra, për faktin se në të shfaqet një striptizere duke përformuar për të burgosurit brenda qelive.

Në video mund të shihen të burgosurit duke pirë alkool dhe duke u argëtuar me vallëzimin e nxehtë që po u dhuronte një striptizere, që vallëzonte mbi një karrige në burg, transmeton Telegrafi.

Njëri nga të burgosurit ka filmuar për së afërmi atmosferën e krijuar, derisa një tjetër po mbante në duar brekët e striptizeres e cila kishte ngritur temperaturën brenda burgut.

Kjo ngjarje e pazakontë besohet të ketë ndodhur gjatë vitit të kaluar, në burgun Barreto Campelo në qytetin Itamaraca në Brazil.

Por tani që është publikuar videoja në mediat sociale, autoritet e sigurisë kanë filluar hetimet se si ka mundur një striptizere të futet brenda një burgu. /Telegrafi/