Menaxhmenti i një shtëpie të pleqve në Tajvan është detyruar të kërkoj falje, pasi kishte angazhuar striptizere që të argëtojnë banorët e kësaj shtëpie, shumica prej të cilëve ishin në karroca invalidësh.
Ky objekt që menaxhohet nga shteti, kujdeset për personelin ushtarak në Tajvan – kryesisht veteran që u argëtuan nga striptizeret gjatë një feste, transmeton Telegrafi.
Videoja që është bërë virale, shfaq striptizeret duke “argëtuar” të moshuarit që mezi arrinin t’i mbanin sytë hapur.
Megjithatë kjo video hasi në kritika të ashpra, ku menaxhmenti u detyrua të kërkoj falje publike.
“Qëllimi ishte t’i argëtojmë banorët, t’i bëjmë të lumtur. Kërkojmë falje për fyerjet”, thuhet në kërkimfaljen publike. /Telegrafi/