Një djalë ka ndalur në rrugë një striptiste dhe i ka qëlluar me grusht pasi filloi të zihej me të dashurin e saj.
Sapo ka dalë nga klubi, Anastasia Frances është sulmuar duke marrë shenja në fytyrë dhe ka treguar se gjatë natës ai i ka ofruar para që të kryente marrëdhënie seksuale.
“Shiko, unë nuk jam prostitutë, jam thjesht kërcimtare ekzotike. Unë kam qenë striptiste që 18 vjeç dhe nuk kam patur asnjëherë probleme”, ka thënë 21-vjecarja, përcjell oranews.al.
Në një video të publikuar duket se në fillim ai nis konfliktin me të dashurin e saj, Kane Nilson dhe kur striptistja mundohet të shmangë një përleshje mes tyre, merr një goditje në fytyrë.
Policia ka arritur në vendngjarje duke arrestuar sulmuesin dhe duke shoqëruar në spital vajzën.