Site icon Telegrafi

Striptistja përplas për vdekje tre adoleshentë, kishte 42 gjoba për drejtimin e makinës në gjendje të dehur

Një grua 31-vjeçare ka përplasur për vdekje 3 adoleshentë teksa prisnin autobusin e tyre për të shkuar në një ndeshje futbolli.

Aksidenti tragjik ndodhi në Florida, kur gruaja e cila ishte kërcimtare doli nga një klub striptizmi me makinën e saj tip “Fuoristradë”.

Striptistja, Mariam Coulibaly ishte në gjendje të dehur në momentin kur përplasi tre djemtë, Gedeon Desir, 13-vjeç, Lens Desir, 15-vjeç dhe Richecarde Dumay, 17-vjeç.

Siç transmeton Shqiptarja, 31-vjeçarja i mbijetoi aksidentit por mësohet se kishte edhe 42 gjoba të tjera për drejtimin e makinës në gjendje të dehur.

Ndër to përfshiheshin shtatë incidente duke nisur që nga viti 2008.

“Unë jam e dëshpëruar për gjithçka ka ndodhur. Sapo jam zgjuar nga një shok. Nuk e dija që kisha lënduar njerëz”, tha Coulibaly teksa ndodhej në spital.

Exit mobile version