Kërkon të tërheqë vëmendjen apo thotë një të vërtetë? Kjo nuk dihet, por deklarata e saj në emisionin e Turjan Hyskës ka kthyer edhe një herë në vëmendje thashethemet mbi lidhjet e dyshimta të ministrave apo deputetëve….
Menaxherja e një klubi nate në Tiranë deklaron se në klubin ku ajo punon vazhdimisht shkojnë deputetë e ministra.
Po ashtu, duke qeshur ajo ka pranuar se një ministër flirton me të, por që emrin nuk ka dashur ta thotë.
Ajo ka deklaruar po ashtu se “sot në Shqipëri të shkosh me një femër është fare e lirë, sepse ato po e shesin veten për një sandviç”.
Gjithashtu menaxherja deklaroi se ka shumë djem të rinj nga 18 vjeç deri në burra 50 vjeç që shkojnë aty ku kërkojnë edhe seks përveç se strip.
Sipas saj, një vajzë që merret me strip mund të marrë deri në 10 mijë euro.