Kryetari i komunës Novaci, Lazar Kotevski dhe Kryetari i komunës së Resnjës, Gjoko Strezovski kanë dalë në mbrojtje të kryetarit të komunës së Manastirit Vlladimir Taleski, duke thënë se LSDM i ka fajet për presionin ndaj gjykatave dhe se Taleski është i pastër, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Sistemi i jonë gjyqësor ra preh e presioneve të LSDM-së dhe Zoran Zaev. Populli maqedonas nuk e miraton. Vladimir Taleski është një kryetar komune i ndershëm dhe i sinqertë. Ai ishte edhe kryetar i Këshillit të rajonit të Pellagonisë dhe në mënyrë të suksesshme i realizoi programet për zhvillimin e rajonit. Nuk e arsyetojmë këtë dhunë të LSDM-së dhe Zoran Zaevit”, deklaroi kryetari Kotevski.
“Ajo që këtyre ditëve ndodhi në Maqedoni dëshmon për atë se PSP si instrument dhe ombrellë e LSDM-së, Zoran Zaevit po punon në atë që tërë sistemin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë ta tërheq ka vetja. Jam i bindur se qytetarët e Maqedonisë këtë gjë nuk do ta lejojnë. Ata dëshmuan se duan vepra, profesionalistet e jo fabrikim të gjithë asaj që Qeveria e Nikolla Gruevskit e ka bërë dhe ende po e bën”, deklaroi Strezovski.
Përndryshe, kryetari i komunës së Manastirit ishte i dyshuar nga PSP për rastin ‘Transporteri’ për keqpërdorim fondesh gjatë shëtitjeve të fëmijëve./Telegrafi/