Reperi Arkimed Lushaj – Stresi është gjithmonë shumë i përfolur në media.
Postimet e tij në rrjetet sociale janë bërë shpesh herë temë diskutimi, pasi ai nuk ka hezion që të publikojë fotografi me armë apo marijuanë, dhe kjo gjë nuk i shkakton aspak problem.
Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës. Ndërsa në mbishkrimin e fotos, reperi ka shkruar një urim për ditëlindje.
“Të dërgoj urime të ngrohta për ditëlindjen tënde, të uroj shëndet dhe lumturi në jetë. Shumë urime për ty, gëzofsh edhe shume pranvera të tjera sepse me të vërtetë je një person special, dhe une jam i lumtur që kam arritur të të njohë në këtë jetë. Shumë urime për ty…”, kanë qenë fjalët e reperit. /Telegrafi/