Arkimed Lushaj, i njohur në publik si Stresi, edhe njëherë ka bërë zhurmë me një nga postimet e tij.
Reperi shqiptar, që njihet si një nga më problematikët që disa herë pati punë me organet e rendit, ka publikuar një video duke treguar armën e fshehur në brez, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk është hera e parë që ai tregon “lodrën” siç e quan ai.
Artisti madje edhe është arrestuar kohë më parë për armëmbajte pa leje, por si duket kjo nuk e ndalon që aitë shfaqet sërish në publik me të./Telegrafi/