Site icon Telegrafi

Stresi thotë se është i martuar me Kejsin

Stresi dhe Kejsi

Lidhja e tyre është komentuar tejet shumë në faqet rozë dhe po vazhdon të jetë akoma në vëmendje.

Fjala është për reperin Stresi dhe partneren e tij, Kejsi, që tashmë kanë kaluar shumë sprova së bashku, dhe si të gjitha çiftet, po përpiqen të kapërcejnë problemet.

Ditë më parë, Kejsi shkroi në rrjetet sociale se Stresi është bashkëshorti i saj, por që asnjëherë nuk është sqaruar marrëdhënia e tyre dhe njëherësh raporti i vërtetë.

Stresi së fundmi ka zbuluar për herë të parë në spektaklin ‘Klanifornia’ në Tv Klan se ai dhe Kejsi janë të martuar. Ata kanë bërë celebrimin, por jo dasmë.

Marina Vjollca: Unë nuk dua që ti të shkëputesh nga këtu pa na sqaruar mirë të gjithëve historinë tënde me Kejsin. Është bërë një histori telenovelë që nuk e di sa vite ka dhe që nuk po përfundojnë portalet. Si qëndron e vërteta. Kejsi, vetëm pak ditë më përpara, kishte shkruar një status në Instastory, teksa kishte thënë ‘nuk jam as e dashura as shoqja, por jam bashkëshortja e Stresit’. Jeni martuar? Jeni celebruar?

Stresi: Gjendja ime civile është te Shkolla e Baletit te rruga e Elbasanit. Edhe ditën kur ne kemi bërë celebrimin, e kemi dhe aty që jemi të martuar, po bëjmë 2 vjet e 1 muaj.

Marina Vjollca: Je burrë i martuar ti?

Stresi: Me letra po.

Marina Vjollca: Po tani çfarë ka ndodhur? Jeni në ato fazat e çifteve?

Stresi: Jemi në ato dallgët, e ke parasysh tragetin që shkon lëkundet deri sa qetësohet deti?

Marina Vjollca: Po detin e qetëson vetëm ti. Mendon se e ke lënduar aq shumë Kejsin? Dhe cila është arsyeja që ti e ke lënduar më tepër?

Stresi: E kam të vështirë të flas këtu përpara për aq intimitet. Por dihet pse çunat i lëndojnë. Janë këto gabimet dalja e tepërt në orët e vona, jo fikja e telefonit.

Marina Vjollca: Me prindërit e saj si shkon?

Stresi: Mami i vetë është femër shumë e mirë. E kam shumë shoqe, shumë mikeshë, shkojmë perfekt.

Marina Vjollca: Kur do të jetë dita që ju do bëni dasmën? Ti do të vishesh me kostumin e dhëndrit, Kejsi me fustanin e bardhë.

Stresi: Nëse do vijë ajo ditë, ti do jesh zonja e parë që do të ftoj ty familjarisht.

Marina Vjollca: Dhe unë mezi po e pres atë moment që unë besoj do jetë shumë i afërt. /Telegrafi/

Exit mobile version