Telegrafi

Stresi te shtatzënat ndikon te fetusi

Rezultatet e publikuara në revistën “Translational Psychiatry” tregojnë se stresi i shprehur te shtatzënat sjell deri te ndryshimet biologjike te receptorët për hormonet e stresit te fëmijët.

Shkencëtarët besojnë se këto ndryshime në të ardhmen mund të sjellin deri te zvogëlimi i kontrollimit të stresit, por edhe deri te zhvillimi i sëmundjeve mendore dhe problemeve me sjellje.

Në studim janë shfrytëzuar të dhënat nga 25 femra dhe fëmijët e tyre, të cilët tash janë në moshë nga 10 deri në 19 vjet.

Hulumtuesit pranë Universitetit të Konstanzës që e kanë realizuar këtë studim, planifikojnë të bëjnë kërkime shtesë në të cilat do të përfshihen më shumë nëna dhe fëmijë. /Telegrafi/