Një fotografi e Stresit duke përqafuar një vajzë, bëri që mediat të aludojnë për një lidhje të mundshme dashurie mes tyre.
Por, kjo del të mos jetë e vërtetë.
I kontaktuar nga Telegrafi reperi mohoi të jetë në lidhje me vajzën në foto duke thënë se e ka vetëm shoqe.
“Jo nuk është e dashura ime, është një shoqe imja shumë e mirë, pavarësisht se nuk mbaj shoqe, kësaj i kam thënë shoqe”, tha Stresi.
Ndërsa i pyetur nëse është me dikë tjetër në lidhje dashurie ai u përgjigj se “Të dashur nuk kam, por pa femër nuk jam asnjëherë”.
Ndryshe sa i përket planit muzikor rep artisti premtoj projekte të reja së shpejti, duke dashur që t’i lë befasi për publikun./Telegrafi/