Site icon Telegrafi

Stresi shoqërohet sërish në polici!

Duket se reperi Stresi dhe drejtësia në vend kanë një marrëdhënie që s’ka për të marrë fund ndonjëherë.

Pak minuta më parë ai ka shpërndarë në Instagram një video nga dhomat e paraburgimit në komisariatin Nr.4 në kryeqytet, video në të cilën ai ka kërkuar ndihmë, ndërsa të njëjtën e ka fshirë.

Me fjalët e tij ai i drejtohet të gjithë gazetarëve që të ndjekin rastin e tij pasi është hera e tretë që e ndalojnë, sipas tij në mënyrë të padrejtë. Në video ai shfaqet bashkë me një shok, i cili është ndaluar gjithashtu.

Gjykata e dënoi disa ditë më parë Stresin me punë vullnetare pas një periudhe të gjatë në kërkim, transmeton opinion.al.

Mësohet se arsyeja e ndalimit të reperit ka qenë pikërisht kjo. Policia e Tiranës ka deklaruar se reperi është shoqëruar nga patrulla policore për verifikim, pasi emri i tij nuk ishte fshirë nga regjistrat e personave në kërkim.

Pas verifikimeve të kryera në komisariat reperi emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj është liruar.

Exit mobile version