Telegrafi

Stresi i reagon Lorik Canës pasi zbuloi se do ta votojë PS-në: Patriot nga Gjakova, a e din që Edi Rama është miku më i ngushtë i Vuçiqit?

Shqipëria më datë 25 të këtij muaji do të mbajë zgjedhjet parlamentare.

Teksa fushata e partive po vazhdon, në frymën politike janë përfshirë edhe emra të njohur nga fusha e artit, sportit dhe televizionit.

Ditë më parë, futbollisti i njohur shqiptar dhe ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, iu përgjigj një prej pyetjeve të fansave në Instagram, që kishte të bënte pikërisht për zgjedhjet.

Foto: Lorik Cana/Instagram

Ai ishte shprehur se do ta votojë Partinë Socialiste, duke nënkuptuar që do të ishte i kënaqur me rizgjedhjen e Edi Ramës për kryeministër të vendit.

Ndërkohë, kundër këtij qëndrimi ka dalë reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, i cili njihet si fans i zjarrtë i Partisë Demokratike të Shqipëri.

Stresi ka publikuar në InstaStory përgjigjen që Loriku ia kishte dhënë fansit, teksa ka me kritikë i është drejtuar futbollistit për bindjet e tij politike.

“Pse more Lorik??? Mos harro Liria Ka Vetem Nje Emer UÇK. Ti je patriot nga gjakova a e di se sa njerez jan te humbur ne gjakove nga lufta dhe sdihen as eshtrat. I vetmi progres i Edi Rames eshte takimet me Vucic? Ai qe skerkon falje per masakren e Kosoves. Gabim Lorik. A e di Edi Rama esht miku me i ngushte i Vucic k**ves. Kete e quani progres 25 takime mes vucic rames dhe shtetit grek?”, ka shkruar ai.

Por këtyre reagimeve të Stresit rreth qëndrimit të tij politik, Cana nuk i është kundërpërgjigjur. /Telegrafi/

Foto: Stresi/InstaStory