Site icon Telegrafi

Stresi publikon një pjesë të videoklipit të ri (Video)

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur më mirë si Stresi ka realizuar projektin e tij më të ri.

“Nuk jam i saj” titullohet kënga më e re e reperit, të cilën do ta sjellë në bashkëpunim me këngëtarin, Erik Lloshi, transmeton Telegrafi.

Videoklipi i kësaj kënge, që është punuar nga Kledi Bahiti, është realizuar nga produksioni “Max Production.

Artistët kanë publikuar një pjesë të këtij videoklipi, xhirimet e të cilit janë bërë në qytetin e Sarandës. /Telegrafi/

Exit mobile version