Reperi Arkimed Lushaj – Stresi është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktiv.
Shpesh fotografitë apo videot e ndryshme të publikuara nga ai kanë shkaktuar polemika, por prapëseprapë Stresi vazhdon të jetë i njejti.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi mjaft interesante në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka treguar disa fjalë të ëmbëla që ka shkëmbyer me një femër përmes aplikacionit viber.
Ajo i është adresuar me shprehjen se nuk mund të jetojë pa të, dhe njëkohësisht Stresi i është përgjigjjur në të njejtën mënyrë.
Reperi ka treguar se ka parë këtë mesazh kur është zgjuar herët në mëngjes, ndërkohë që ndjekësit përmes komenteve kanë aluduar se personi që po shkruante me të, mund të jetë e dashura e tij, ndonëse Stresi nuk ka deklaruar nëse është në ndonjë lidhje të re. /Telegrafi/