Telegrafi

Stresi publikon mënyrën se si blihen klikimet, thumbon kolegët (Video)

Reperi i njohur Stresi është gjithnjë aktiv në rrjetet sociale, dhe shpesh herë postimet e tij bëhen temë në media.

Ka publikuar imazhe të ndryshme: me armë, me drogë apo edhe në klubet e natës, por videoja e tij e fundit është krejt diçka tjetër.

Lexo po ashtu Stresi pohon se ka shitur dy kilogramë drogë në Spanjë (Video)

Ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video, përmes së cilës ka ‘demaskuar’ artistët fallco, duke treguar mënyrën se si ata blejnë klikimet apo pëlqimet në rrjetet sociale.

Reperi ka zbuluar webfaqen përmes së cilës blihen këto klikime, gjersa është shprehur se këtë gjë e bëjnë 95 përqind e artistëve, madje edhe një pjesë e mirë e kolegëve të tij reperë. /Telegrafi/