Telegrafi

Stresi publikon bisedën me producentin Nurteel: Po vjen një hit (Foto)

Reperi shqiptar, Stresi, ka publikuar një foto nga biseda me një prej producentëve më të mirë shqiptar, Nurteel.

Në këtë bisedë, Nurteel duket se ia dërgon këngën e re për të dëgjuar Stresi, të cilën reperi duket se e ka pëlqyer shumë.

“Nuk e kisha mendu që po del kaq fort”, ka publikuar Stresi.

Duket se reperi ka vendosur të godasë skenën me një projekt të ri.

Nurteel së fundmi ka punuar në hitin e madh të verës “Ajo” bashkë me Granit Gashin nga Massive Production dhe pritet që sërish dora e tij të ndihet edhe në projektin e ri të Stresit. /Telegrafi/