Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të madh të tyre që kanë ardhur gjatë sezonit të verës.
Katër këngëtarë kanë bashkuar forcat për të sjellë një këngë të re ritmike, e cila besohet se do të pritet mirë prej fansave.
“Big Booty”, titullohet kënga e katërshes, Stresi, Don Phenom, Anxhelo Koci dhe Flor Bana.
Katër djemtë janë bashkuar për herë të parë dhe sollën një videoklip shumë të nxehtë veror.
Për tekstin janë përkujdesur vetë këngëtarët gjersa muzikën të vetëm e ka bërë Anxhelo.
Ndryshe, Stresi është duke punuar në projekte të reja muzikore pas daljes nga burgu. /Telegrafi/