Telegrafi

Stresi plak për gjashtë vite të plota

Njerëzit e prirë ndaj ndjenjave te ankthit dhe parehatisë plaken më herët se ata që janë flegmatikë, sepse të menduarit negativ dhe shqetësues vepron si shkaktar i dëmtimeve qelizore, ka treguar studimi i spitalit femëror Birgham në Boston.

Mjekët kanë analizuar mostrat e gjakut të më shumë se 5000 femrave në moshën prej 42 deri 69 vjet dhe i kanë krahasuar me gjendjen e tyre psikike. Kanë zbuluar që femrat të cilat shpesh ndjejnë frikë të pashpjegueshme në situata normale shoqërore, për shembull derisa gjenden në tollovi, kanë telomere më të shkurtra se sa femrat pa probleme të tilla, përcjell Daily Mail.

Telomeret janë mbaresa të ADN-së të cilat konsiderohen si tregues biologjik të plakjes, ndërsa bëhen pak më të shkurtra pas çdo ndarje qelizore. Telomeret e shkurtuar lidhen me rrezikun më të lartë nga kanceri, krijimi i sëmundjeve të zemrës, seniliteti dhe vdekja e parakohshme.

“Dallimet në gjatësinë e telomereve në mes të njerëzve të cilët janë të prirë për sulme të panikut dhe janë në përgjithësi në nivel më të madh të stresit kemi arritur t’i llogarisim dhe të zbulojmë që trupi i njerëzve me stres është madje gjashtë vjet më i vjetër se mosha e tyre biologjike”, ka thënë autorja e studimit, dr. Olivia Okereke. /Telegrafi/