Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi për herë të parë ka shkuar në një emision i shoqëruar nga e ëma e tij, Shpresa Lushaj.
Në emisionin “Rudina” përball gazetares Rudina Magjistari, ai ka rrëfyer shumëçka nga jeta e tij, dhe relacionin e veçantë që ruan me të ëmën.
Ndër të tjerash, reperi përmendi edhe planet për martesë, duke cekuar se e kanë biseduar me të dashurën e tij, por ende diçka konkrete nuk ka.
“Planifikojmë të martohemi, por jo këtë vit, ndoshta vitin tjetër. Ne kemi shumë kohë bashkë, jemi takuar gjithnjë në Europë për të mos qenë në qendër të vëmendjes. Mamaja e Kejsit ma la që ta ruaja dhe unë e ruajta për vete. Kejsi ka mbaruar shkollën në Kanada dhe aktualisht bashkëjetojmë në Tiranë”, ka thënë ndër të tjerash reperi.
Në transmetim direkt, Stresit iu bë një video mesazh surprizë nga e dashura, Kejsi, e cila emocionoi reperin me fjalët e saj.
Ndërkohë, e ëma e tij nuk i ka kursery fjalët më të mira për nusen e ardhshme të të birit të saj.
“Kejsi është vajzë me shumë vlera dhe meriton shumë gjëra edhe dashurinë e Stresit. Takimi i parë me Kejsin ka qenë vjet për vitin e ri dhe më ngjiti menjëherë. Kejsi më tha: E di që Stresi është shumë i lidhur me ty dhe kur ne të ikim në Kanada ti do kesh dhomën tënde që mund të vish kur të duash”, ka thënë Shpresa Lushaj. /Telegrafi/