Reperi i njohur Stresi është gjithmonë shumë aktiv në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra fansa.
Shpesh herë ai preferon të publikojë fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e tij, teksa ka raste kur edhe nuk nguron të shpërndajë ndonjë projekt muzikor për të mbështetur artistët e tjerë.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka shfaqur këngën e fundit të kolegeve Morena Taraku dhe Aida Doçi.
Kënga e tyre “Amore” ka arritur mbi një milion klikime në YouTube, teksa reperi ka shprehur urimin e tij lidhur me këtë arritje.
“Përgëzime ‘Braqa’ jem, 1 milion klikime #Amore”, shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë në Instagram, duke treguar kështu se si e quan ai kolegen e tij me përkëdheli. /Telegrafi/