Telegrafi

Stresi për Berishën e Haradinajn: Jam me ju deri në fund

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi është gjithnjë shumë i përfolur për bindjet e tij politike.

Ai ka treguar disa herë se ka raporte të mira me disa nga politikanët e njohur, në veçanti Sali Berishën.

Teksa ka treguar përkrahje për këtë të fundit, njëjtë ka bërë edhe për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Reperi ka hedhur në InstaStory së fundmi një imazh të këtyre dy të fundit, duke shkruar se sa shumë i mbështetë dyshen në fjalë.

Foto: Stresi/InstaStory

“Unë jam me ju deri në fund”, kanë qenë fjalët që Stresi ka shkruar përbri fotografisë në gjuhën franceze.

Përndryshe ai ka qenë mjaft i përfolur këto ditë, për shkak të një aksioni policor që iu nënshtrua në Prishtinë, e ndërsa u raportua gabimisht se kishte aksidentuar dy këmbësore. /Telegrafi/