Site icon Telegrafi

Stresi paralajmëron këngën e re, është bashkëpunim

Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik Stresi, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Reperi, i cili muaj më parë doli nga burgu, është rikthyer fuqishëm me këngë të reja, ndërsa një prej tyre pritet ta publikojë me datën 1 tetor.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, teksa prezanton para fansave një pjesë të shkurtër të këtij projekti, i cili mban titullin “Hey Mama” dhe vjen në bashkëpunim me MRK.

Gjatë kësaj kohe, 33-vjeçari solli tri projekte përfshirë, “Real Life”, “Big Booty” dhe “Nuk është vetëm gang”, dy prej të cilave janë bashkëpunime.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arkimed Lushaj - Stresi

I njëjti po ashtu javë më parë njoftoi fansat e tij se tashmë ka ndërruar vendbanim dhe me këtë rast ka zgjedhur kryeqytetin kosovar, Prishtinën.

Veç tjerash, Stresi po vazhdon të jetë tejet i ndjekur në rrjetet sociale dhe duket se fansat e reperit mezi po e presin projektin e tij të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version