Telegrafi

Stresi panditet për “armëmbajtje pa leje”

Prokuroria e Shqipërisë ka dërguar për gjykim çështjen për reperin Arkimend Lushaj, i njohur me pseudonimin “Stresi”.

Shkak për këtë është bërë një video e postuar në rrjetet sociale teksa ai qëllonte me një armë zjarri tip “Shotgun”.

Lexo po ashtu Momenti kur policia shqiptare bastis shtëpinë dhe sekuestron armën e Stresit (Video)

Në videon e publikuar, Stresi dukej teksa së bashku me një shokët qëllonin në ajër në ambiente publike ku kërkonin lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mbi reperin shqiptar rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /Telegrafi/