Telegrafi

Stresi në vendin e punës rrit rrezikun e sulmit në tru

Përndryshe, stresi në vendin e punës ka qenë më parë i lidhur me rritjen e rrezikut nga sulmi në zemër (miokardit), shkruan revista profesionale "Stroke".

Rezultatet e reja të bazuara në analizën e të dhënave të mbledhura për qëllime të 14 studimeve të mëparshme ekspozimin ndaj stresit në vendin e punës e kanë lidhur me një mesatare prej 24 për qind të rrezikut më të lartë të sulmit ishemik të shkaktuar nga mpiksja e gjakut, përcjell Reuters.

Përndryshe, në çdo 100.000 banorë të Evropës në vit regjistrohen 115 sulme ishemike në meshkuj dhe 75 goditje ishemike në femra.

Faktorët e tjerë të rrezikut nga sulmi në tru janë niveli i ngritur i kolesterinës në gjak, diabeti, hipertensioni dhe historia e sulmeve në tru në familje.