Telegrafi

Stresi mund t’i shkatërrojë qelizat e trurit

Në studimet e bëra në Universitetin e Mjekësisë dhe Shkencës në Chicago, një djalosh me natyrë agresive dhe fyerës, është vendosur në një dhomë me dy të moshuar, në mënyrë të detyruar për rreth 20 minuta, derisa shkencëtarët kanë matur hormonet e tyre të stresit.

Bazuar edhe në hulumtimet e mëhershme, ekipi ka pritur që qelizat e reja nervore në qendrën që kontrollon humorin e njeriut (gjendjen psikike) në tru, nuk do të zhvillohen aspak; sidoqoftë, ata kanë gjetur se qelizat e freskëta fillimisht janë zhvilluar por më pas kanë qenë të shkatërruara, gjatë kalimit të javës në vijim. Ata besojnë se këto zbulime mund të ndihmojnë për të trajtuar stresin dhe depresionin.

Siç përcjell Reuters, udhëheqësi i hulumtuesve ka thënë: “Nëse ne mund t’i mbajmë gjallë këto qeliza të reja, do të mund të jemi në gjendje të parandalojmë ose stopojmë llojet e simptomave depresive të cilat mund normalisht të paraqiten”.

Një numër shumë i madh njerëzish vizitojnë mjekun për probleme të shëndetit mental, në mesin e të cilave, dominues është edhe stresi. /Telegrafi/