Site icon Telegrafi

Stresi: Kam shumë turp t’i flas një femre

Stresi (Foto: Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, këtë kohë ka qenë një nga emrat më aktiv në rrjetet sociale e po ashtu edhe në karrierën e tij.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur për qytetin e tij të lindjes, Tropojën.

I pyetur nga moderatorja se si i ngacmon femrat apo se si i afrohet një vajze nëse i pëlqen, ai i ka surprizuar të gjithë duke treguar se ka shumë turp t’i flas një femre.

“Në radhë të parë ne jemi shumë diskretë. Të paktën unë, kam shumë turp që t’i flas një femre në rrugë. Më vjen shumë zor dhe nuk jam nga ata djem që ta ngacmopj në lagje. Unë mendoj se secili nga ne ka atë flirtin e vetë shumë sekret”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arkimed Lushaj - Stresi

“Nuk jemi nga ata që i ndalojnë njerëzit në rrugë. Për vete më vjen shumë zor dhe kam fituar shumë pikë dhe në lagjen time që unë jam si kryeplaku i lagjes. Se si unë e bëj për vete një femër është shumë e thjeshtë. Pikë së pari nis gjithmonë nga komplimentat”, ka treguar reperi i njohur Stresi.

Stresi përndryshe është pjesëmarrës në Festivalin e RTSH-së bashkë me Eli Farën, projekti i të cilëve titullohet “Bohem”./Telegrafi/

Exit mobile version