Ai kurrë nuk e ka mohuar faktin që së bashku me familjen i përkasin religjionit islam.
Madje, ai ka zbuluar në shumë raste se nëna e saj është praktikante e devotshme e fesë myslimane.
Por, sot Arkimed Lushaj ka dy herë arsye për të qenë njeriu më i lumtur në botë.
Pos festës së Fitër Bajramit, reperi ka edhe përvjetorin e 32-të të lindjes.
“Është ditëlindja ime”, ka shkruar këngëtari, duke publikuar një fotografi nga fëmijëria.
Ai shihet me kapele në kokë dhe cigare në buzë, ndërsa ka të njëjtën pamje me atë të sotme, veçse të një fëmije.
Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/