Reperi Stresi, duket se ka harruar konfliktin me Ledri Vulën.
Stresi i cili vite më parë kërcënoi Ledrin se nuk mund të performojë në Tiranë, me biseda që u publikuan në publik, tash ka ndërruar qasjen.
Ai pasi uroi Era Istrefin dhe menaxherin Faton Shoshi për suksesin e fundit në Top Aëards, Stresi befasoi duke uruar ditëlindjen e Ledrit, shkruan Telegrafi.
“Urime ditëlindjen e 18-të Ledri Vula”, ka shkruar Stresi me shaka në Instagram.
Ledri në fakt po mbushë 30 vjet, shumë prej të cilave përplot sukses në karrierën muzikore. /Telegrafi/