Site icon Telegrafi

Stresi harron konfliktin me Ledrin, e uron Erën dhe menaxherin e tyre (Foto)

Reperi shqiptar, Stresi, ka uruar publikisht Era Istrefin për fitoren, para se ajo vërtet të shpallej fituese.

Ishte e qartë që këngëtarja nga Prishtina do të fitonte çmimet kryesore dhe këtë e ka ndjerë edhe Stresi.

Madje, ai në rrjetin social Instagram ka postuar një foto të këngëtares shqiptare, duke e uruar për suksesin. Aty ai ka etiketuar edhe menaxherin e Erës dhe Ledrit, Faton Shoshin, i cili natyrisht ishte prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

“Top Awards s’do kishte kuptim pa Era Istrefin kështu që mendoj se çmimin e fiton ajo votoni se s’po ka për kon me votu tjetër @fatonshoshi”, ka shkruar Stresi në rrjetin social Instagram.

Sigurisht, një miqësi të mirë me Stresin e ka bërë me këtë rast Era.

Ajo më poshtë në komente menjëherë pas përfundimit të ceremonisë ka falënderuar Stresin.

“Të falënderoj Stresi shumë, jam mirënjohëse”, u shpreh Era në anën tjetër.

Kujtojmë se jo shumë kohë më parë Stresi publikisht kishte kërcënuar Ledrin se nuk do të mund të performonte në Tiranë. Megjithatë, Ledri shkoi në Tiranë dhe marrëdhëniet mes dyja palëve janë qetësuar, e që prej asaj kohe Stresi madje u përfshi në luftë të fjalëve me Stresin, kurse me Mc Kreshën ishte afër një përleshjeje, e po ashtu edhe ky i fundit ishte i pranishëm në Tiranë. /Telegrafi/

Exit mobile version