Telegrafi

Stresi flet për arsyet pse Shqipëria dështoi në Eurovizion (Video)

Kënga e Eneda Tarifës, e cila përfaqësonte këtë vit Shqipërinë në Eurovizion nuk arriti të futet në finale.

Kjo përzgjedhje, e cila si çdo vit doli nga festivali i RTSH-së, që nga fillimi u cilësua si jo e denjë për Eurovizion, transmeton Telegrafi.

Reagime të shumta në rrjetet sociale erdhën edhe pas diskualifikimit në gjysmëfinale, jo vetëm nga publiku por edhe nga njerëzit e skenës.

Njëri nga ta është edhe reperi Stresi, i cili përmes një postimi në profilin e tij ka thënë se “Në eurovizion nuk shkohet me shoqëri por me talent”.

“Po flas si të gjithë si njeri i thjeshtë. Çdo vit Shqipëria ka shku në finale sepse kanë qenë konkurent të talentuar. Unë nuk kam asgjë me Eneda Tarifën, por dorën në zemër nuk ishte për Eurovizon ajo këngë”, ka shtuar tutje reperi në komente të shkëmbyera me ndjekësit e tij poshtë postimit.

“Fairytale” është kënga me të cilën u përfaqësua Shqipëria në edicionin e 61-të të Eurosongut, që sivjet po mbahet në Stokholm të Suedisë.