Telegrafi

Stresi është ndarë përfundimisht nga ish-partnerja e tij, Keisi

Stresi dhe Keisi

Arkimed Lushaj – Stresi ka qenë i martuar prej disa vitesh me ish-partneren e tij, Keisin.

I ftuar së fundmi në Top Albania Radio, artisti u shpreh se është ftuar nga gjykata për divorc.

I njëjti thekson që është martuar fshehurazi me të, por që e vlerëson si vajzë.

“Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija seç ishte dashuria”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arkimed Lushaj - Stresi

Tutje, reperi tha: “U martuam kështu fshehurazi. Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe thotë që të mërkurën duhet të jesh në gjyq. Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati sot edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’. Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë ‘wow’”.

Stresi dhe Keisi

Stresi edhe në Big Brother VIP Kosova ka folur shpesh për lidhjen me ish-të dashurën, duke treguar arsyet se përse u ndanë.

Keisi nga ana tjetër prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Kanada. /Telegrafi/