Stresi është një ndër reperët që ka më së shumti fansa shqiptar.
Ai është një finalistët e festivalit të muzikës “Kënga Magjike”, ku ka sjell këngën “Sa her e don”.
Në fakt, artisti për këtë këngë ka bashkëpunuar me Anxhelo Kocin dhe Flor Banan, e cila këngë është shikuar mbi 3.1 milionë herë në YouTube.
Kjo ka bërë që këngëtari të besoj se do të jetë fitues i një ndër festivaleve më prestigjioze shqiptare.
” Erdha të vizitoj gjaku im dhe për ty do e ngrejë kupën sonte. Vetëm sonte urimi jot do më mungojë përjetësish”, ka shkruar reperi, i cili shihet teksa viziton varrin e një të afërmit të tij.
Kujtojmë se tashmë janë bërë të ditur emrat e finalistëve të festivalit, nata finale e së cilit do të zhvillohet sonte në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Ndryshe, disa prej artistëve që nuk e kanë gjetur emrin e vetë në finale, kanë reaguar ashpër duke akuzuar organizatorët për manipulim. /Telegrafi/