Telegrafi

Stresi dhe shtatzënia

Femrat të cilat përjetojnë trauma gjatë shtatzënisë ose disa javë para, janë të rrezikuara për ta lindur fëmijën me masë trupore më të vogël se normalja.

Shkencëtarët danezë kanë zbuluar se te disa miliona femra të cilat kanë lindur, ndërsa gjatë periudhës së shtatzënisë kanë përjetuar humbjen e ndonjë të afërmi ose ndonjë sëmundje të rëndë te personat e tyre të dashur, kanë qenë të prira që fëmijët t’i lindën me masë të vogël trupore.