Site icon Telegrafi

Stresi del me armë “për gjah…” (Foto)

 

Reperi nga Shqipëria është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe së fundi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të përplasjeve dhe kërcënimeve me reperë të tjerë.

 

Por tash ai ka provuar të dëshmojë se ato çfarë thotë nuk janë vetëm fjalë boshe, por se ai di vërtet ta përdorë edhe armën.

Stresi ka postuar në profilin e tij në Facebook një fotografi ku duket derisa gjuan me një pistoletë të nxjerrë në dritare të një automjeti dhe me përshkrimin “për gjah…” sipër fotografisë.

Fotografia raportohet se është realizuar në Gjirin e Lalzit, derisa jo shumë larg duket zona e banuar. Edhe pse është postuar qysh dje në profilin e tij, ende nuk ka ndonjë veprim nga policia shqiptare në lidhje me këtë gjest të reperit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version