Arkimed Lushaj, i njohur më mirë si Stresi, tash e sa javë është prapa grilave të burgut.
Megjithatë, reperi po vazhdon të publikojë imazhe dhe video të ndryshme në llogarinë personale në rrjetet sociale.
Ai së fundi i ka kushtuar një mesazh nënës, e cila ka të gjithë arsyen që të festoj gjatë ditës së sotme pasi që ka ditëlindjen.
Në fakt, Stresi ka publikuar një pjesë të shkëputur nga performanca e tij në “Këngën Magjike”, para se të arrestohej.
“E shtrenjta ime mom, gëzuar ditëlindjen! Megjithëse nuk jam pranë teje sot fizikisht, me shpirt më ke gjithmonë pranë, ti e di që je dashuria ime më e madhe që unë kam”, shkroi ai.
Ndryshe, këngëtari po vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës pasi u arrestua dy muaj më parë për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. /Telegrafi/