Telegrafi

Stresi: Armën nuk e mbaja për ta përdorur, por vetëm për t’u dukur

Gjatë procesit gjyqësor, Stresi kishte thënë se arma ka qenë pa karikator dhe thjeshtë e kishte mbajtur për performancën e tij në një klub.

“Atë ditë po shkoja për të kënduar në ‘Club Mumja’ , pasi ka qenë festa e Hallouinit. E kam hequr karikatorin nga arma dhe e kam vënë në kroskot për të mos e pasur me vete, kurse armën e kam vënë në brez pa karikator. Qëllimi i mbajtjes së armës ka qenë jo për ta përdorur, por vetëm për t’u dukur. Unë do të këndoja dhe jam një këngëtar i njohur që njihem me emrin e artit Stresi dhe armën do ta mbaja në brez për të performuar para fansave të mi, meqë atë ditë ka qenë dita e Hallouinit. E pranoj akuzën dhe ndihem i penduar, si dhe premtoj se nuk do ta përsëris më”, citohet të ketë thënë reperi.

Ndërkaq, në një intervistë për Panorama, anëtari i Babastars ka deklaruar: “Besoj që gjithçka është saktë. Kurrë nuk kam bërë një krim që nuk duhet ta bëja, beso në atë që je, jo në atë që do të bëhesh. Mos harro se sa më lart të ngjitesh, më i madh është rreziku të biesh. Kështu që Stresi është aty ku e duan të gjithë”.

Lushaj u arrestua në orët e para të 1 nëntorit në Tiranë, teksa festonte ‘Hallouinin’ me miqtë e tij, për shkak se mbante me vete një pistoletë pa leje. /Telegrafi/