Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, ka bërë një postim përpara fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Ai ka publikuar një bisedë me nënën e tij, përmes së cilës zbulon se do të agjërojë këtë vit.
I njëjti thekson se nuk e ka praktikuar, por që beson çmendurisht në Allah.
“Feja ime është Islami, por nuk mund të them që e kam praktikuar por besoj çmendurisht në Allah. Do agjëroj dhe do të lutem për familjen time”, thotë në postim artisti.
Ylli i famshëm tutje shtoi: “Për të gjithë njerëzit që e kanë zemrën e bardhë. Për të gjithë ata njerëz të mirë që më rrethojnë. I madhi Zot qoftë me ju dhe ishalla i dëgjon lutjet tona”.
Në ndërkohë, edhe personazhe të tjerë të famshëm kanë uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të këtij muaji.
Sivjet, Ramazani fillon në mbrëmjen e 10 marsit dhe do të zgjasë deri më 9 prill. /Telegrafi/