Site icon Telegrafi

Strehohet një familje në Deçan, Ramosaj: Dyert janë të hapura për vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria

Komuna e Deçanit ka hapur dyert për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook.

“Deçani ka hapur dyert për vëllezërit dhe motrat tona që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri. Familja e parë është strehuar tek familja e Bekim Mushkolaj, në Irzniq. Mirëpresim edhe familje tjera!”, shkruan Ramosaj.

Exit mobile version