Nga java e ardhshme, 40 fëmijë të Qendrës për fëmijë me paralizë cerebrale do të shpërngulen në objektin e ri të shkollës fillore “11 Tetori”, që është në pronësi të komunës Qendër.
Lokacioni i ri është i përshtatur tërësisht për qëndrimin e këtyre fëmijëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtu, fëmijët me këtë sëmundje do të kenë mundësi për rekreacion dhe argëtim gjatë periudhës së ndërtimit të shkollës. Hapësirat janë në pajtim me standardet për qasje, lëvizje dhe shërbim të personave që lëvizin me aparatura ndihmëse.
Fëmijët do të kenë mbështetje fizioterapeutike dhe defektologe, sipas të gjitha standardeve./Telegrafi/