Site icon Telegrafi

Streetball 2012 dërgon fituesin në garat ndërkombëtare në Pragë

Sipas organizatorit Pëllumb Bajçinovci, të gjitha pregaditjet janë bërë me kohë që ky manifestim tradicional të zhvillohet sipas planit. “Ky do të jetë edicioni i 13të me rradhë i këtij manifestimi tradicional dhe si çdo herë edhe për këtë edicion kemi befasi të shumta për publikun dhe pjesëmarrësit. Për herë të parë do të kemi edhe gara ndaras në tri kategori, pra në atë për meshkuj, për femra si dhe të rinjë deri në moshën 14 vjeçare”, theksoi më tutje drejtori i këtij manifestimi. Organizata joqeveritare Sport4all, anëtarët e së cilës për 12 vite me rradhë janë dëshmuar me organizimin e streetballit në Kosovë, por edhe me pjesëmarrje në arenën ndërkombëtare si New York dhe Pragë, konfirmuan se edhe këtë vit ekipi fitues i meshkujve do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare të Streetballit në Pragë. “Shpërblimi i parë do të jetë pjesëmarrja në turneun ndërkombëtar të Pragës, ku më se 20 ekipe nga rajoni luftojnë për titullin e ekipit më të mirë. Vitin e kaluar ekipi ynë prezantoi shumë denjë Kosovën, pasi që në konkurencë shumë të fortë zuri vendin e tretë”, sqaroi më tutje Pëllumbi.

OganizataSport4all, përpos organizimit të streetball-it në Kosovë dhe pjesëmarrjes në arenën ndërkombëtare u dëshmua edhe në organizimin e streetballit me përmasa ndërkombëtare në Prishtinë, manifestimin tashmë të njohur që nga viti 2010 të quajtur Streetball Europe.

“Streetball Europe organizohet që 2 vite në Kosovë dhe ka marrë përmasa ndërkombëtare saqë jemi kontaktuar direkt edhe nga FIBA. Ne synojmë që këtë manifestim ta mbajmë në Kosovë, edhepse kemi oferta të shumta që këtë manifestim ta bartim dikund tjetër. Kosova ka nevojë për një imazh më të mire dhe të gjithë e dimë që sporti është ambasadori më i mire i një vendi. Organizimi i një manifestimi të tillë në Prishtinë jo vetëm që krijon një imazh pozitiv për vendin, por edhe thyen paragjykimet e këqija që janë përhapur në botë momentalisht për ne. Përpos kësaj, miqësia në mes të rinjve Kosovarë dhe atyre nga Evropa, krijon ura të reja komunikimi dhe prezanton vendin tonë në një formë krejt tjetër. Ne jemi duke punuar në dy drejtime, brenda vendit dhe jashtë tij, me qëllim të promovimit të streetballit dhe të Kosovës”, sqaroi Pëllumbi.
Streetballi këtë vit mbahet me rregulla të reja nga FIBA për gara në streetball dhe rregullat e reja me informatat më aktuale mund të mirren në faqen e internetit: www.streetballkosova.com

Organizatori fton të gjithë sportdashësit në pjesëmarrje më 9 dhe 10 qershor në Gërmi, duke mos harruar sponzorët pa të cilët nuk do të ishte i mundur ky manifestim si: Ministria e Kulturës dhe Sportit., kompania e sigurimeve ILLYRIA, Porsche Prishtina, Meridian, RTK, telegrafi.com, Kosova Sot, Filikaqa, Ujë Rugove si dhe Melodia PX./Telegrafi/

Exit mobile version